E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS- ja tek vatrat e zjarrit: Qeveria e paaftë në përballimin e situatës

Tiranë- Deputetët e Partisë Socialiste kanë parë nga afër sot situatën e krijuar nga zjarret në malin e Dajtit, ndërsa janë shprehur se qeveria është inegzistente për atë çfarë po ndodh.

Deputetët Eduard Shalsi, Besnik Baraj dhe Xhemal Qefalia kanë kërkuar që të merren masa urgjente nga shteti, pasi situata është emergjente.

Gjatë një deklarate për mediat, Eduard Shalsi, është shprehur se deri më tani asnjë ministër i kabinetit qeveritar nuk ka dhënë një deklaratë mbi situatën dhe jo më sipas tij të shohë nga afër gjendjen e krijuar.

Në daljet e përditshme të bezdisshme të Sali Berishës në TV, deri me sot ai ka folur për gjithshka, por asnjë fjalë të vetme për zjarret. Ky njeri që për të inauguruar një rrugë apo çezme fshati nuk përton të shkoje në një skaj të largët të Shqipërisë nuk merr mundimin të kthejë kokën e të shohë nga Dajti se çfarë ndodh. Kjo qeveri ka kapitulluar plotësisht në menaxhimin e emergjencës së zjarreve dhe i ka lënë pasuritë e shqiptarëve në mëshirë të fatit.Dy fjalë të tjera për Sali Berishën sot: Duke qenë se nuk paske ndërmend të thuash një fjalë për zjarret të paktën hesht, lëri rehat shqiptarët dhe mos ju shfaq nëpër TV- tha Shalsi.

Ndërsa deputeti Baraj u shpreh se qeveria është e pa aftë të përballojë një situatë të tillë. Sipas tij nuk po merret asnjë masë për vatrat e zjarrit në kryeqytet, jo më në qytetet e tjera.

Kur ndodh kjo gjë 10 km larg godinës së kryeministrit në vijë ajrore dhe këtu qeveria është e paaftë për ta menaxhuar dhe për ta parandaluar e shuar këto zjarre, imagjinoni çndodh larg syve të shqiptarëve, në pyjet e largëta, ku zjarret këtë vit, ashtu si në 2007, kanë bërë kërdinë. Kjo qeveri nuk nxori mësime, nuk ngriti infrastrukturën e nevojshme, kapacitetet e nevojshme për të parandaluar zjarret,- tha ai.

Deputeti i zonës Xhemal Qefalia tha se situata është shumë shqetësuese pasi në këtë Park Kombëtar po digjen lista gati 100 vjeçarë.

/IDEA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›