E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ekzekutoi 36-vjeçarin duke e goditur 30 herë me thikë pas shpine, ky është shqiptari i dënuar me 23 vite burg në Itali

Besmir Toja është 36-vjeçari shqiptar që u arrestua dy ditë më parë nga policia italiane.

Ai akuzohet për vrasjen me thikë të një 36-vjeçari rumun para pesë vitesh, pra në 2020. Ai e sulmoi me thikë 30 herë pas shpine.

Besmir Toja  ishte shpallur në kërkim pas identifikimit nëpërmjet gjurmëve dhe pamjeve filmike. Ai ishte arratisur nga Italia pas krimit për të mos rënë në pranga, por u rikthye në Fermo për shkak të problemeve shëndetësore dhe familjare, shkruajnë mediat e huaja.

Toja është dënuar në mungesë me gati 23 vite burg për vrasje me dashje . Në qershor, dy vjet më parë, Gjykata e Assizes e Macerata e shpalli atë fajtor për vrasjen e Mihaita Radu, me origjinë rumune, i gjetur i vdekur në fshatin Porto Sant’Elpidio.

Besmiri, i njohur nga organet e zbatimit të ligjit për krime pronësie dhe trafik droge, dyshohet se vrau viktimën për konflikte të pazgjidhura për trafik droge. Mihaita Radu, në mëngjesin e 17 shkurtit 2020, u gjet i pajetë pas një raportimi nga një banor.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›