E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutoi Arjan Gosën, zbardhet dëshmia e autorit: S'e kisha menduar vrasjen, e pashë në lokal, ndalova dhe e qëllova

Është zbardhur dëshima e Habib Rexhës, i cili dy ditë më parë ekzekutoi me armë zjarri, Arjan Gosën. 31-vjeçari, Habib Rexha, është vetëdorëzuar mesditën e së martës në Komisariatin e Kavajës.

Ai para policisë ka thënë se nuk e kishte planifikuar vrasjen e Arjan Gosës dhe se ndodhej rastësisht në atë zonë.

Ai tha se ndodhej në një makinë me mikun e tij dhe se kishte parkuar makinën pak metra larg lokalit ku ndodhej autori, dhe më pas me armë ka shkuar në ambientet ku ndodhej Arjan Gosa.

Ndër të tjera ai ka treguar se është larguar me mikun e tij dhe më pas për dy ditë është fshehur në Kukës.

“Krimin e kreva pa e menduar, e pashë dhe e vrava. Isha përballë kafenesë, në një kancelari, kur kam parë Arian Gosën në kafene me babain e tij. U largova 300-400 metra, parkova makinën dhe u nisa në drejtim të lokalit në këmbë. Nuk isha duke e ruajtur.

E pashë rastësisht dhe veprova nga gjaknxehtësia. Në makinë isha me një shokun tim. Dhe po me shokun jam larguar në fillim drejt Durrësit e më pas në Kukës. Vendosa të vetëdorëzohesha me kërkesë të babait tim në bashkëpunim me policinë”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë që Habib Rexha është vetëdorëzuar në Polici pasi dy ditë më parë ekzekutoi me armë zjarri, Arjan Gosën. Siaps njoftimit të Polcisë mësohet se krahas kërkimeve intensive të zhvillua për kapjen e Rexhës dhe negociatave me familajrët, u bë i mundur vetëdorëzimi i 31-vjeçarit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›