El Clasico kthehet ne Camp Nou

Katalanasit e Guardiolës janë favorit falë barazimit 2-2 në sfidën e parë, ndërkohë para tifozëve të vet do të kenë mundësinë t’i japin shansin edhe blerjes më të fundit, Fabregas.
“Cesc është stërvitur dhe është gati për të luajtur, por këtë do ta vendos pasi të flas me ndihmësat e mi”, ka pohuar Guardiola.
“Përsa i përket ndeshjes, Reali ishte më mirë në ndeshjen e parë, por kjo nuk do të thotë se do të vazhdojë kështu. Duhet të luajmë më mirë se ç’luajtëm në Bernabeu”, ka shtuar trajneri i Barçës.
Po kaq optimistë janë edhe në kampin madrilen.
“Nëse luajmë si të dielën, atëherë trofeu do të jetë i yni”, ka deklaruar zëvendëstrajneri Karanka.
“Do të ketë ndryshime, por formacionin do ta shihni kur të zbresë në fushë”, ka pohuar Karanka.
Akti i dytë i El Clasico-s do të transmetohet në paketën SS2 dhe në HD5 në orën 23:00.