E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, Fikadenti kërkon ta marrë te Kaljari

ITALI- Vajtja e trajnerit Masimo Fikadenti te Kaljari i ka hapur rrugë kalimit të Erjon Bogdanit në skuadrën sarde. Kështu shkruan e përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport” ditën e mërkurë.

Sulmuesi kuqezi nuk hyn në planet e trajnerit të Çezenës Xhampaolo, i cili ka në dispozicion 8 sulmues të tjerë për sezonin e ri. E ndërkohë, Fikadenti i ka kërkuar presidentit Masimo Çelino të blejë sulmuesin shqiptar, të cilin e ka drejtuar te Verona 7 vjet më parë dhe te Çezena në sezonin e shkuar.

Në rast se Kaljari nuk do të arrijë të marrë mbrojtësin amerikano-jugor Rodrigez, atëherë do të ketë një vend të lirë për futbollistët ekstra-komunitarë, kështu që do t’i hapej rruga Bogdanit. Klubi ishullor e kërkon me formulën e huazimit, ç’ka duket e pranueshme edhe për Çezenën.

“Jemi 9 vetë në sulm dhe jemi tepër, por ka edhe lojtarë që mund të shkojnë te të rinjtë. Sa për Bogdanin, mund të them se nëse qëndron me ne, nuk do të jetë një barrë”, është shprehur trajneri i Çezenës Xhampaolo.
(e.m/A.Latifi/Balkan)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›