El Masri i kerkon Maqedonise shperblim

El Masri i ka kerkuar qeverise maqedonase 50 mije euro shperblim per demin e shkaktuar. Ne procesin qe ka filluar ne Shkup ai ka derguar avokatin e tij. Sipas te dhenave te tij El Masri ndodhej per vitin e ri 2003 ne nje udhetim ne Maqedoni ku agjentet e CIA-s e nxoren nga autobusi i udhetimit. Me vone ate e derguan ne Afganistan ku u mbajt pese muaj me radhe pa marre akuzen. El Masri thote se eshte torturuar.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gjykata e Shkupit
Tri javet e para te rrembimit ai eshte mbajtur ne Shkup. Per te marre te drejten e demshperblimit avokati i tij duhet te deshmoje se CIA mban ne Maqedoni burgje sekrete. Qeveria e Shkupit nuk e pranon kete. Rasti i Al Masri shkaktoi ne Gjermani tronditje politike. Me te u morr nje Komision Hetimor parlamentar.
Prokuroria e Mynihut leshoi ne fillim te vitit 2007 urdherarresti kunder 13 agjenteve te CIA-s te cilet duhet te kene marre pjese ne rrembimin e El Masri-t. Por ngjarja nuk eshte sqaruar asnjehere krejtesisht. Perpjekjet e El Mastit per te marre demshperblim ne SHBA deshtuan ne 2007 ne Gjykaten e Larte te vendit.
Autor DW/ Aida Cama
Redaktoi Mimoza Cika- Kelmendi