E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi mijera protestojne ne Kashmir

Me mijëra njerëz u grumbulluan sot për të protestuar në krahinën autonome të Kashmirit në Indi, pas vrasjes së një studenti nga disa ushtarë.

Sipas Agjensisë Franceze të Lajmeve (AFP), protestat ngjallin frikën për përtëritjen e lëvizjes që synon shkëputjen nga India. Në demonstratat separatiste të një viti më parë, më shumë se 100 persona humbën jetën.

Një 22-vjeçar i pafajshëm u vra dy ditë më parë nga ushtria, i dyshuar si një antar i organizatave separatiste. Më shumë se 50 mijë persona janë vrarë që prej vitit 1989, kur lëvizjet për pavarësi filluan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›