El Sharawy një lloj Lionel Messi

Kur Zlatan Ibrahimovic u largua nga Milani, të gjithë kishin “vajtuar” mungesën e lojtarëve se nuk kishte më kush të shënonte gol. Transferimi i Pazzinit u duk si një fije shprese për sulmuin e Milanit.
Por me siguri që askujt nuk i kishte shkuar mendja te talenti Stephan El Sharawy dhe “ndezja” e tij e hatashme këtë edicion.
Madje El Sharawy ka fillim më të mirë se Ibrahimovici te Milani. Egjiptiano-italiani ka shënuar 16 gola nga 20 ndeshje këtë edicion me Milanin.
El Sharawy mbetet golashënuesi më i mirë në Serie A, ndërsa me golat e tij, shpeshherë fantastik ai po krahasohet edhe me Lionel Messin./Indeksonline/