E Hënë, 2 Nëntor 2026

Për tifozët e Realit, ka vdekur Rochi

Gjyqtari italian Gianluca Rocchi ka nervozuar jo vetëm trajnerin e Real Madrid, Jose Mourinho dhe lojtarët e tij, por edhe tifozët.

Irritimi i këtyre të fundit ka qenë kaq i madh, saqë dje në faqen e njohur "Wikipedia" (që mirëmbahet nga tifozë dhe sportdashës), në biografinë e "bilbilit" italian, përveç karrierës së tij, në fund ishte shtuar edhe një frazë:

"Vdiq disa ditë pasi arbitroi Manchester City-Real Madrid. Një tifoz i panjohur që kuptonte nga arbitrimi, e vrau" thuhet në profilin e tij./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›