E Hënë, 2 Nëntor 2026

Elbasan – Varrezat mbulohen nga bimësia, Bashkia: Po punojmë, por terreni është i vështirë

Në varrezat e qytetit të Elbasanit është vërejtur kohët e fundit një shtim i dendur i bimësisë, çka ka shkaktuar shqetësim dhe vështirësi për qytetarët gjatë vizitave tek të afërmit e ndjerë. Ata shprehen se janë të detyruar t’i pastrojnë vetë varret apo të paguajnë persona të tretë.

“Është papastërti”, u shpreh një qytetar.

Në një prononcim për RTSH-në, drejtori i Mirëmbajtjes së Territorit në Bashkinë e Elbasanit, Shefqet Arapi, deklaron se po punohet me kapacitet të plotë, pavarësisht vështirësive që paraqet terreni.

“Kërkon një mirëmbajtje të vazhdueshme, kemi të bëjmë me një terren problematik”, tha ai.

Por një tjetër shqetësim që ngrihet nga bashkia është ndotja e shkaktuar nga vetë qytetarët, të cilin presin barin dhe e lënë në hapësirat e varrezave.

Gazetar: E.Molla

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›