E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan- Drejtësia pa kushte, gjyqtarët kërkesë për godinë të re

Elbasan- Në një kohë kur në zyrat e ministrisë së Drejtësisë po flitet për rishpërndarje të gjyqtarëve, në qytetin e Elbasanit, gjykata e këtij rrethi na prezanton një realitet të trishtë dhe paradoksal.

Ndërtesa e këtij institucioni që jep drejtësi ndodhet në kushte tërëshisht të vjetëruara dhe parikonstruktuara.

Për më tepër, në këtë ndërtesë ka vetëm dy salla që shërbjenë për zhvillimin e seancave gjyqëosre, si ato penale, ashtu edhe civile.

Secili nga 17 gjyqtarët e Elbasanit gjykon minimalisht 8-9 çështje civile dhe 5 çështje penale në ditë. Në këto raste seancat zhvillohen në zyrat e gjyqtarëve duke krijuar një imazh negativ para qytetarëve.

Gjyqtarët shprehen se të paktën duhet të ketë 1 sallë gjykimi për çdo 2 gjyqtarë.

Sipas tyre, në Ministrinë e Drejtësisë dhe Zyrën e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor është dërguar kërkesë për nevojën e një godine të re për institucionin e drejtësisë në Elbasan, por ende nuk është bërë asgjë.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›