Elbasan- Festa e Shijonit bashkon politikanët e majtë e të djathtë (FOTO)
—-Nga Julian Hoxhaj—-
Elbasan- Askush nuk është më i madh se Zoti, ai i bën bashkë të gjithë, edhe ndasitë politike nuk mund të jenë më të rëndësishme se sa nje kremtim fetar.
Kështu ka ndodhur me rastin e festës së 4 qershorit, dita kur Shën Joan Vladimiri predikoi ritet e fesë Ortodokse në fshatin Shijon, që kremtohet çdo vit në Manastirin e Shijonit në komunën e Bradasheshit.
Kjo festë bashkoi politikanët duke i ulur krahë njëri tjetrit me krerët e kishës Ortodokse në Manastirin e Shijonit. Kryetari i Bashkisë së Elbasnit zoti Qazim Sejdini i shoqëruar nga kreu i listës së deputetëve të Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit Ben Blushi kanë qenë për vizitë ditën e sotme në Manastir. Ata janë pritur nga Episkop hiresia Nikolla. Vetëm pak minuta pasi u ulën dy zyrtarët e Partisë Socialiste në dhomën e pritjes erdhën dhe Arben Imami, kreu i listës së Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit dhe Luciano Boci, kandidat për deputet i kësaj partie në Elbasan. Ata i shtranguan dorën njëri-tjetrit duke lënë mënjanë fushatën dhe ndasit politike dhe duke ju bashkuar festës që mblodhi në Shijon mira qytetarë nga e gjithë Shqipëria.
Festa e Shijonit bashkon politikanët e majtë e të djathtë
Pas takimit me Episkopin, Ben Blushi u ndal duke uruar besimtarët ortodoks për festën. Ai gjithashtu nuk nguroi të thoshte se me bekimin e zotit qytetarët e Elbasanit do të dinë se si të votojnw në 23 qershor dua t’ju uroj gëzuar festën e Shijonit, një festë që festohet nga besimtarët ortodoks por edhe të komuniteteve të tjera fetare. Sot nuk është dita për të folur për politikë por për të uruar më shumë mbarësi, njerëzve, mes komuniteteve mes gjithë shqiptarëve. Është një ditë pune për ne por është një ditë e cila na motivon për të bërë një fushatë shumë më të pame. Edhe me bekimin e zotit shpresojmë që të kemi një fushatë të qetë, një fushatë pa probleme, një fushatë në të cilën njerëzit të kenë mundësinë të mësojnë se kush vlenë më shumë dhe se kush duhet të votohet më shumë,- u shpreh Blushi.
Festa e Shijonit bashkon politikanët e majtë e të djathtë
Edhe kreu i bashkisë së Elbasanit zoti Qazim Sejdini përcolli urimet e tij për gjithë besimatarët. Mesazhet e urimit nuk munguan as nga Arben Imami, Luciano Boci dhe kryetari i komunës së Bradasheshit Sabri Sollku, ku përcollën edhe mesazhet e mirëkuptimit dhe mbarësisë për të gjithë besimtarët.
Kjo është një ditë kur nga zemra uroj gjithë besimtarët por edhe gjithë banorët e komunës Bradashesh. Është një ditë kur ne sic edhe e patë i kapërcyem ndasitë e vogla dhe duhen kapërcyer. Është një ditë kur ne duhet të mendojmë për paqen, për mirëkuptimin dhe një jetë gjithmonë e më të moralshme,- u shpreh Arben Imami.
Në fund ka uruar edhe Episkopi Hirësia Nikolla, i cili përvec urimeve për besimatarët u shpreh edhe për zgjedhjet e 23 qershorit. Duke thënë se shpreson që ata që do të zgjidhen deputet në parlament, t’u shërbejnë qytetarëve.
Sot kisha Ortodokse feston një festë të një shënjtori shumë të madh, Shën Joan Vladimiri. Ne kujtojmë ditën e martirizmit të tij. Për ne dita e martirizmit është një ditë lindje, sepse me martirizmin e tij fillon një jetë e re. Secili është një qytetar i përgjegjshëm për vendin e tij, ka të drejtën e tij të jap mendimin për të votuar për personin që ata mendojn se do kontibuojnë për vendin e tyre. Ne urojm për një fushatë të paqshme, dhe urojm që ata persona që do të zgjedh populli të jenë të denjë për vendin e tyre,- u shpreh Episkop Nikolla.
Qytetarë të të gjitha komuniteteve fetare kanë ndezur qeërinj dhe janë lutur për mbarësi. Qytetarët kanë kryer ritualin e përhershëm duke kaluar posht Lipsanit, Arkës që mbanë eshtrat e Shën Joan Vladimirit. Kjo festë prej disa vitesh është kthyer në traditë dhe mbledh pelegrinë nga të gjitha qytet shqiptare, që vijnë të organizuar ose me familjet e tyre. Por cila është orgjina e 4 qershorit. Sipas besimtarëve ortodoks shenjti Joan Vladimir nisi të prdikonte ritet e fesë ortodokse, pikërisht në Fshatin Shijon. Ndërkohë disa vite më parë Komuna Bradashesh e ka shpallur këtë si Ditën e mirëkuptimit dhe Harmonisë.
Po sipas legjendës por edhe historisë, mendohet se vendbanimi I fshatit Shijon nis rreth viteve 1010- 1020 ku shenjti nga Mali i Zi, prifti Shën Joan Vladimiri do të predikonte ritet e fesë ortodokse e më pas, ky fshat do të mbante emrin e tij. E ndërsa legjenda i jep vecanti festës, qytetarë të ndryshëm urojn për më shumë paqe dhe mirkuptim me njëri tjetrin Ndërkohë për mira të pelegrinët komuna e Bradasheshit kishte organizaur një koncert festiv. Të ftuar kanë qenë disa prej emrave më në zë të muzikës shqiptare si Silva Gunëbardhi, Ylli Baka etj, si dhe aktorët e mirënjohur të spektaklit të humorit Gazmend Paja, Bes Kallaku dhe Salsano Rrapi. Ata kanë performuar për të argëtuar qytetarët, edhe pse koha nuk I ka favorizuar.