Muxhahedinët, SHBA-të përgëzojnë Shqipërinë: Partnerë të paqes në Irak
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgëzuar sot shtetin shqiptar për oferten bujare të pranimit të 210 muxhahedinëve të strehuar në një kamp.
Nëpërmjet një mesazhi në faqen online të Departamentit Amerikan të Shtetit, theksohet se me këtë veprim, Shqipëria përshkruhet si partner i fortë i Shteteve të Bashkuara në kontributin e dhënë për paqen dhe stabilitetin në Irak.
Uashingtoni njëkohësisht bën thirrje që këta rezidente të largohen nga kampi në Irak sa më shpejt që të jetë e mundur, për shkak se siguria e tyre përben shqetësim të madh.
Në fund të muajit maj, 30 rezidentë të kampit Hyrriaj lanë Irakun dhe u zhvendosën përfundimish në Shqipëri.
Në meszahin e Uashingtoit theksohet se kjo është lëvizja e dytë nga një seri lëvizjesh të planifikuara për zhvendosjen e muxhahedinëve në Shqipëri.
Anëtaret e organizates mujahedeen e-khalq njihen si opozitarë me qeverinë aktuale iraniane. Me mbërritjen grupit të dytë, numri i muxhahedinëve në vendin tonë tani ka kapur 44-ën, pasi 14 të paret erdhën përpara dy javësh.