Elbasan- Humbin jetën tragjikisht babë e bir, mbyten në pusin e shtëpisë
Elbasan- Babë e bir kanë humbur jetën tragjikisht duke u mbytur në pusin e shtëpisë së tyre, në tentativë për ta pastruar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Thanë të Elbasanit mesditën e sotme.
Mësohet se viktimat Enver Hoxha, 56-vjeç dhe djali i tij Florenc Hoxha, 26-vjeç po pastronin pusin, ku papritur kanë rrëshkitur në brendësi të pusit të thellë afërisht 20 metra për tu mbuluar nga uji.
Trupat e pajetë të dy familjarëve ndodhen ende në pus, ndërkohë që forcat zjarrfikëse po punojnë të shterojnë ujin e pusit, për të nxjerrë jashtë trupat e tyre.
/IDEA/