Sulmi ajror i NATO-s në Afganistanin Lindor, shkakton vrasjen e tetë grave
Të paktën tetë gra janë vrarë në një sulm ajror të NATO-s në provincën lindore të Afganistanit Laghman, kanë bërë të ditura autoritetet lokale, raporton BBC.
NATO ka pranuar se gjatë sulmeve që ksihn si shënjestër kryengritësit, vdiqën edhe 8 civilë dhe ka ofruar ngushëllimet e saj.
Zyratarët lokal thanë për BBC se kanë vdekur të paktën 8 gra, ndërkohë që këshilli i provincës raporton 9 të vdekur.
Zëdhënësi i NATO-s në këtë zonë ka deklaruar se sulmi ksihte në shënjestër një grup prej 45 kryengritësish dhe se gjatë sulemve ksihte patur viktima edhe në civilë, ndërkohë që bëri me dije se nj investigim është nisur për këtë ngjarje.
Katër ushtarë të Forcave të NATO-s janë vrarë gjatë një sulmi që dyshohet të jetë ndërmarrë nga policia afgane, raporton BBC.
Pesë policë po mungonin gjatë kontrollit të bërë pas sulmit në provincën jugore Zabul dhe njëri prej tyre ishte vrarë, thanë zyrtarët afganë.
Incidenti e çon në 51 numrin e ushtarëve të vrarë në sulme të brendshme vetëm gjatë këtij viti.
Matilda Alku/ IDEA