E Martë, 3 Nëntor 2026

Elbasan- Shisnin kapsolla e fishekzjarre në rrugë, procedohen 2 persona

Dy persona janë proceduar penalisht pasi shisnin në rrugë lëndë piroteknike të kontrabanduara dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga ky biznes.

Blutë e Elbasanit sekuestruan në cilësinë e provës materiale kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla.

“Për këto paligjshmëri, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 2 shtetas, konkretisht: Sh. B., 25 vjeç dhe L. T., 44 vjeç, të dy banues në Elbasan. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa kuti me fishekëzjarrë dhe kapsolla”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›