E Martë, 3 Nëntor 2026

Izraeli gati të lejojë anijet të sjellin ndihma në brigjet e Gazës

Ministri i Jashtëm izraelit ka deklaruar se Izraeli është i gatshëm të lejojë anijet të dërgojnë ndihma në Rripin e Gazës “menjëherë” si pjesë e një korridori detar të propozuar nga Qiproja.

Sipas marrëveshjes, ngarkesa do t’i nënshtrohej inspektimit të sigurisë në portin qipriot të Larnakës përpara se të transportohej në bregun e Gazës , 230 milje larg, dhe jo përmes Egjiptit ose Izraelit fqinj.

Nëse plani shkon përpara, ai do të shënonte lehtësimin e parë të bllokadës detare izraelite të vendosur në Gaza në 2007.

“Mund të fillojë menjëherë”, tha ministri i jashtëm i Izraelit në largim, Eli Cohen.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›