E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan 700 mije euro per rikonstruksionin e xhamise se Nazireshes

Mbi 500 vjet më parë, në emër të dashurisë për të, komandanti i qytetit i ndërtoi një xhami dhe i vuri emrin e saj. Por vitet kaluan dhe Naziresha u mplak.
700 mijë Euro janë akorduar nga Fondacioni Shtetëror Turk për rikonstruksionin e një prej monumenteve fetare të mesjetës. Negociatat u zhvilluan nga Myftinia e Elbasanit dhe projekti u miratua nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Për të parë nga afër ecurinë e punimeve kanë qenë të pranishëm Drejtori Ekzekutiv i TIKA zoti Sardar Cam. Zyrtari turk u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin me Myftininë Elbasan dhe ecurinë e punimeve. Ai e ka cilësuar xhaminë e Nazireshës si një objekt me vlera të veçanta për botën islame. Çam theksoi se në bashkëpunim me qeverinë shqiptare janë në proces edhe mjaft projekte tjera dhe se ndihma në këtë drejtim do të vazhdojë.

Shume besimtarë i janë larguar Xhamisë së Nazireshës. Amortizimi përbën rrezik për jetën e tyre.
Riknstruksioni, përvec se do ta bëjë funksionale do t’i rikthejë shkëlqimin e dikurshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›