E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shqiptarët e arratisur qëllojnë sërish mbi policinë. Vazhon ndjekja

Edhe natën e kaluar policia greke ka qenë në ndjekje të 4 shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalas. Operacioni është zhvilluar në zonën e Epirit. 

Mësohet se gjatë orëve të natës, 4 shqiptarët e armatosur kanë ndeshur në një patrullë policie në postbllokun e Artës dhe kanë hapur zjarr mbi policët me kallashnikov, por fatmirësiht këtë herë nuk ka patur asnjë të lënduar. 

Pas një shkëmbimi zjarri me policinë dhe pas konfuzionit të krijuar ata arritën të shpëtonin dhe vazhdojnë të lëvizin lirisht nëpër terren. 

Sipas të dhënave janë duke u drejtuar për nga kufiri shqiptaro-grek për të kaluar në Shqipëri, por policia thotë se po përpiqet të mos i lejojë ata të largohen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›