Elbasan: Gjurmëte Egnatias në njëekspozitë
ELBASAN- Në një ekspozitë fotografike, e cila u hap të mërkurën në Elbasan, përshkruhet rruga antike Egnatia dhe gjithçka tjetër që gjendet pranë saj, në gjatësinë e vet, nga Durrësi në Ohër (Maqedoni).
Ekspozita, fillimisht e hapur në Tiranë, është përgatitur nga katër pedagogë, Mario de Matteis dekan i departamentit të Gjermanishtes, Alber Riska dekan i departamentit të Gjuhës, dhe Riza Hasa dekan i departamentit të Arkeologjisë, të tre në universitetin e Elbasanit, si edhe Orion Zavalani, pedagog i fakultetit të inxhinierisë në Universitetin Politeknik në Tiranë.
Ekspozita është hapur në kuadër të festivalit "Appia Egnatiaz", ku Appia është pjesa e rrugës nga Roma deri në bregdet në Brindisi, dhe Egnatia është konsideruar si vazhdim nga Durrësi në Maqedoni e më pas në Selanik e më tej.
Ky festival ka për qëllim të bashkojë nëpërmjet realiteteve kulturore më të rëndësishme që vërehen në qytetet e vendosura në rrugën antike Appia dhe në segmentin ballkanik të Via Egnatia, një udhëtim që në mënyrë idale të lidhë ende dy botët, Perëndimin dhe Lindjen.
Në fotot e dokumentuara në Gjurmët e Egnatias, pasqyrohen vlerat kulturore dhe historike, siç janë stacioni "Ad Quintum" i cili ruhet me të gjitha elementet e termave Romake, tre relievet e zbuluara në Kullën e Zindanit, ura, rrugë, si edhe gjurmë të Vias Egnatia në Mirakë, etj.
(m.a/tg/BalkanWeb)