Athinë, protestuesitpërleshen me policinë35 të plagosur
ATHINE- Rreth orës 19:00 të mbrëmjes protestuesit u shpërndanë nga sheshi para parlamentit në Athinë, duke përfunduar kështu një protestë disa orëshe, e cila u shoqërua me dhunë dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.
Gjatë përleshjeve u plagosën 20 civilë dhe 15 policë.
Mësohet gjithashtu se policia ndaloi 26 persona dhe 9 prej tyre morren masë arresti. Eshte djegur një makine shteterore, 2 motorë policie, dy video-kamera dhe një vitrinë banke eshte shkatërruar.
Përleshje dhe incidente, ka patur edhe nëpër rrugë të tjera të Athinës, ku raportohen dëme materiale në dyqane dhe autobusë. Gjithcka filloi rreth mesditës kur mijëra njerëz u dyndën në zonën përballë ndërtesës së parlamentit, duke hedhur parrulla kundër politikës së qeverisë.
Disa prej tyre qëlluan me gurë, shkopinj madje edhe me Molotov mbi ndërtesën e parlamentit dhe policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe kimikate të tjera. Një grup protestuesish vendosën para parlamentit një arkivol dhe një flamur me parrullën "Do vdesim". Ndërkohë sot gjithë aktiviteti shtetëror dhe privat në Greqi ishte paralizuar. Shërbimet publike, transporti tokësor, detar dhe ajror, spitalet, bankat, shkollat dhe dyqanet ishin krejtësisht të mbyllura. Asnjë kanal televiziv apo radiofonik nuk transmetoi informacione dhe gazetat e së enjtes nuk do të dalin. Është kjo një protestë masive që zhvillojnë qytetarët grekë për situatën, në të cilën ndodhet vendi pas masave që ka marrë qeveria për daljen nga kriza.
(BalkanWeb)