E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan; Nis vaksinimi ndaj A/H1N1

Në Drejtorinë e Shëndetit Publik të qarkut të Elbasanit, siç edhe pritej, ka mbërritur një kontigjent i vaksinave Tamiflu kundër gripit A/H1N1. Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, z. Bujar Kllogjri, fillimisht ky kontigjent vaksinash do të përdoret nga personat të cilët janë më në kontakt me këtë virus, pikërisht nga personeli i qendrave shëndetësore, si dhe nga personat më të rriskuar. Fatmirësisht, në qytetin e Elbasanit rastet me virusin A/H1N1 po shënojnë një ulje dhe vlen të theksohet se deri më tani nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje. Gjithashtu, z. Kllogjri u ka bërë thirrje të gjithë të lindurve nga viti 1992-1994 të vaksinohen kundra hepatitit B, pasi qendrat shëndetësore do të qëndrojnë të hapura çdo ditë për këtë shërbim. Në qendrat shëndetësore në fshat ky proces është në përfundim, ndërsa në qytet ka ende raste të personave të pavaksinuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›