Elbasan, “Qendra e Formimit Profesional” po tërheq gjithnjë e më shumë të rinj

Në qytetin e Elbasanit, “Qendra e Formimit Profesional” po tërheq gjithnjë e më shumë të rinj
Rreth 900 kursantë janë aktualisht duke ndjekur një nga degët që ofrohen në qendër. Si një mundësi e mirë për tu punësuar bazuar dhe në praktikën e bashkëpunim me bizneset, interesi nga të rinjtë sa vjen e rritet.
Programet më të kërkuara janë në fushën e kulinarisë, estetikës dhe parukerisë.
Drejtori i kësaj qendre KrenarXhemali thotë se qendra ka në plan çeljen e kurseve për panelet fotovoltaike.
Çdo person mbi moshën 16-vjeç deri në 65 vjeç që ka dëshirë të regjistrohet për të ndjekur një kurs në qendrën e formimit profesional mund ta bëj përmes regjistrimit në e-albania..
Gazetare Heriselda Dyrmishi
/ rtsh.al /