E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan Rama Refuzoni Saliun e Tiranes dhe Saliun e Elbasanit

Kreu socialist Edi Rama zgjodhi pasditen e sotme Elbasanin per te zhvilluar takimin elektoral te radhes. Duke prezantuar kandidatin e opozites Qazim Sejdinin Rama vuri theksin mbi ndryshimet qe Elbasani ka pesuar nen drejtimin e Sejdinit.

Elbasani sot eshte krej ndryshe nga ai cka Qazim Sejdini gjeti kater vjet me pare. Une e degjova fjalen e Qazimit dhe i pashe ato qe ai pershkroi si pjese e Elbasanit neser. Vota juaj me 8 maj eshte fuqia e te ardhmes qe ju degjuat nga kryetari i sotem dhe i neserm i Elbasanit. tha Rama.

Sipas Rames Sejdini punoi si nje qytetar nderi por ky transformim duhet te shtrihet ne te gjithe qytetet dhe ne cdo familje shqiptare.

Shqiptaret do e refuzojne Saliun e Tiranes dhe Saliun e Elbasanit u shpreh Rama ne takim.

Do mbeshtesim financiarisht formimin profesional te te rinjve dhe do hapim 300 mije vende pune ne te gjithe vendin per ti nxjerre nga rruga e papunesise qe qeveria i ka futur. Do sigurojme kredi per bizneset e vogla per ti ndihmuar dhe do heqim te gjitha tatimet e qeverise per biznesin e vogel. Bashkite socialiste do garantojne 50 te qerase te te gjithe atyre qe kane nevoje per nje strehe por nuk kane mundesi ta paguajne. premtoi Rama.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›