E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ përshëndet paktin politik mes BDI-së dhe PDSH-së

Ministria e Punëve të Jashtme, përshëndet paktin politik mes BDI-së dhe PDSH-së, i cili i hap rrugën për një perspektivë të re në marrëdhëniet mes gjithë spektrit politik shqiptar në Maqedoni.
 

Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se jo vetëm nënshkrimi, por edhe implementimi i kësaj marrëveshjeje, kanë një rëndësi themelore. Krijimi i një klime demokratike zgjedhore, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi mes të gjithë atyre që do të zgjidhen dhe do të votojnë, duke respektuar diversitetin e pikëpamjeve, i shërben stabilitetit, demokracisë dhe perspektivës integruese të Maqedonisë.
 

MPJ shpreh bindjen se përmbyllja me sukses e këtyre zgjedhjeve, përbën një element thelbësor për dinamikën e zhvillimit të reformave, të procesit të integrimeve në NATO dhe BE, por edhe të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›