Elbasan Sejdini rifitues PD merr pese bashki

Fiton mandatin e dytë në Bashkinë e Elbasanit, me një diferencë prej 7956 votash, Qazim Sejdini, i cili përfaqësohej në këto zgjedhje nga koalicioni “Aleanca për të ardhmen”.Procesi i numërimit të votave, i cili nisi rreth orës 02:00 të mëngjesit të së hënës, ka përfunduar mbrëmjen e se premtes.
Qazim Sejdini rikandidoi në këtë post përballë Durim Hushi, i cili u zgjodh nga “Aleanca për qytetarin” nën siglën e LSI. Për katër ditë radhazi, grupi i numëruesve numëroi 95 kuti votimi, ndërsa njëra prej tyre doli e pavlefshme, për shkak se në vulat e fletëve të votimit ishin vendosur edhe firmat e komisionerëve në qendrat e votimit. Sejdini fitoi me një rezultat të thellë që nuk kishte ndodhur gjatë 20 viteve të fundit në Elbasan, me rreth 8000 vota diferencë ndaj kandidatit Durim Hushi. Qazim Sejdini mori 25443 vota, ndërsa Durim Hushi 17 487 vota.
Në Bashkinë e Elbasanit u thërritën për votim 93 803 qytetarë, ku votuan 50 për qind e tyre në 96 qendra. Partitë të cilat kanë marrë më shumë vota në Bashkinë e Elbasanit janë: PD 8747 vota, PS 15282 vota, LSI 4000 vota, PDIU 2394 vota, PAA 1539 vota, PR 2009 vota, PLL 717 vota, PDS 1250 vota, PSD 974. PD ka marre pese bashki nga 6 te tilla, dhe 30 komuna nga 59 te tilla. Fitore te thelle “Aleanca për qytetarin” ka pasur në Këshillat bashkiakë, ku në qytetin e Elbasanit ka marrë 22588 vota ndërsa ” Aleanca për të ardhmen” 19944 vota. Edhe Këshilli i Qarkut parashikohet që të drejtohet nga “Aleanca për qytetarin” në qarkun e Elbasanit
Qarku Elbasan
Bashkia Elbasan, Qazim Sejdini, PS
Bashkia Peqin, Ilir Rrushi, PD
Bashkia Cërrik, Servet Duzha, PD
Bashkia Belsh, Aqeri Kuqja, PD
Bashkia Librazhd, Shefki Cota, PD
Bashkia Përrenjas, Bajazit Karriqi, PD
Bashkia Gramsh, Dritan Bici, PS