E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Zgjedhjet e 8 majit, më korrektet

Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli vlerëson punën e komisionerëve në numërimin e votave, ndërsa konsideron zgjedhjet e 8 majit si më korrektet të zhvilluara në Shqipëri.
 

Në konferencën për shtyp me delegacionin e Komisionit të çështjeve europiane të Parlamentit të Hollandës, e pyetur për vonesat në numërimin e votave, Topalli theksoi se komisionerët po bëjnë një punë heroike.
 

Ndërsa Kryetarja e Komisionit të çështjeve europiane të Parlamentit të Hollandës, Gerda Verburg, bëri apel që opozita të jetë aktive në veprimtarinë parlamentare, jo vetëm në debate por edhe të marrë pjesë në votim.
 

Delegacionin i Komisionit të çështjeve europiane të Parlamentit të Hollandës u prit edhe nga Presidenti i Republikës Bamir Topi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›