E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, Të huajt vizitorë të panairit të Gjinarit

Në këtë panair banorët e fshatrave të komunës së Gjinarit prezantuan veshje karakteristike të banorëve, punime druri, prodhime blektorale e bujqësore të të gjitha fshatrave të kësaj treve. Vizitorë të panairit dhe turistë të huaj. 

ELBASAN- Në komunën e Gjinarit në rrethin e Elbasanit u çel dje panairi me prodhime artizanale dhe i atyre bujqësore e blektorale të kësaj zone. Në këtë panair banorët e fshatrave të komunës së Gjinarit prezantuan veshje karakteristike të banorëve të këtyre fshatrave , punime druri, prodhime blektorale, prodhime bujqësore të rreth 40 prodhuesve vendas të të gjitha fshatrave të kësaj treve. Ky panair ngjalli interesin e jashtëzakonshëm jo vetëm të vizitorëve të zakonshëm të tij por edhe të një grupi turistësh të huaj që kishin mbërritur në pikën turistike të Gjinarit për të kaluar fundjavën. Ata kanë vizituar edhe muzeun e kësaj komune si dhe kishat e Valshit e Shushicës si dhe malin e Bukanikut Vizitorët pasi janë njohur me karakteristikat e prodhimeve të ekspozura nuk kanë ngurruar të vlerësojnë këto prodhime duke shprehur dëshirën që ky panair të kthehet në një traditë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›