E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan aksident ne Qafe Krrabe

Një makinë ka rënë në greminë dhe për pasojë u plagos rëndë drejtuesi i saj. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në Qafë Krrabë, në vendin e quajtur Ara e Shabanit .
Automjeti tip Benz me targë El 1859 B i drejtuar nga Spiro Goleci doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë.
U desh ndërhyrja e një personeli të kualifikuar të policisë për të nxjerrë drejtuesin, i cili ishte bllokuar në makinë.
Më pas ai u dergua ne spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe gjendja e tij është serioze për shkak të politraumës që ka pësuar.
Paraprakisht ekspertët thonë se aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit të drejtimit të tij, pasi Spiro Goleci punëtor i nje firme ka punuar gjatë natës e mund të ketë qenë i përgjumur në atë cast.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›