Festohet sot ne te gjithe vendin Dita e Mesuesit
Sikurse çdo vit festohet edhe sot në të gjithë vendin 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Buqeta me lule në shenjë mirënjohje e respekti iu dhurohen sot edukatorëve, mësuesve dhe pedagogëve. Një sërë aktivitetesh janë planifikuar në mbarë vendin, ku drejtuesit e shtetit dhe partive politike do të jenë të pranishëm në disa prej tyre.
Dita e mesuesit, Berisha rendit arritjet në arsim
Ne aktivitetin e organizuar per t’i ururar festen mesuesve shefi i qeverise permendi nje sere arritjesh ne arsim.
Arsimi do te vazhdoje te jete nje nder shtyllat e programit qeverises premtoi shefi i qeverise, ndersa e vendosi mesuesin ne krye te perpjekjeve te shoqerise drejt ndryshimit.
Per kete kryeministri ka marre falenderimet e mesuesve, prinderve por dhe nxenesve.
Gjithcka ne procesin e integrimit varet nga vokacioni juaj I tha kryeminsitri mesuesve.
Por rruga drejt zhvillimit nuk eshte pa pengesa. Jane vetem tre ligje qe sipas shefit te qeverise ato qe e lane Shqiperine prapa deres se BE. Ndersa pranvera e ketij viti u shpreh kryeministri eshte percaktuese prandaj tha se duhet bere gjithca per te zhvilluar zgjedhje te lira pasi ndryshimi eshte jetik per vendin.
Rama: Liria e profesionit është e cënuar për arsye politike, partiake
Kreu i PS-së, Edi Rama ka zhvilluar në zyrën e tij një bashkëbisedim me mësuesit me rastin e Festës së 7 Marsit. Në fjalën e tij kreu i opozitës u shpreh se liria e profesionit është e cënuar për arsye politike, partiake, ndërsa po rrënohet marrëdhënia mësues-komunitet.
“Liria e profesionit është tërësisht e cënuar për arsye politike dhe thellësisht partiake dhe elektorale që vazhdojnë çdo ditë ta rrënojnë arsimin, të rrënojnë marrëdhëniet mes mësuesit dhe shkollës. Gjëja e parë që ne do të bëjmë është ta kthejmë lirinë e profesiont mësusesit, të zhvillojmë një proces rekrutimi të mësuesve që të jetë i koordinuar me prindërit” -tha Rama.
Sipas tij arsimi po rrënohet çdo ditë.
“Çdo familje të marrë në mënyrë sistematike informacion për fëmijën me shkrim, të afrojmë shkollën me komunitetin, duke e bërë jo vetëm vendin e mësimit, por edhe vendin e aktivitetit social e kulturor, rilindje e mësuesit si autoritet i mësuesit, njësoj si të mjekut dhe policit, pa këto tre figura nuk ka shtet dhe komunitet. Rrogat janë rritur, por fuqia blerëse ka rënë, për shkak të çmimeve që janë të lidhura me zhvillimin e munguar”-vijoi ai.
Rama premtoi se do pas 23 qershorit do t’i kthejë autoritetin mjekut, policit dhe mësuesit si dhe heqjen e taksës së sheshtë, e cila do i japë mësuesit një rrogë më shumë.
“Taksa e sheshtë ka qenë një goditje që i ka marrë frymën gjithë shtresës së mesme, ku hyn dhe mësuesit. Ne duhet të ulim taksat me patjetër dhe nga ky program mësuesit do fitojnë një rrogë më shumë. Nuk është shumë por një hap më shumë drejt një frymëmarrje më të mirë”- theksoi kryesocialisti.
Tabaku: Mirënjohje përjetë, mësuesve tanë
Nënkryetarja e Bashkisë znj. Jorida Tabaku ka përzgjedhur gjimnazin “Sami Frashëri”, për të uruar mësuesit e kësaj shkolle por dhe të gjithë shkollave të Tiranës, me rastin e 7 Marsit. Nënkryetarja e Bashkisë, një ish-nxënëse e këtij gjimnazi ka shprehur mirënjohjen dhe respektin për punën dhe përkushtimin e mësuesve, i cili transmetohet brez pas brezi.
Ajo ka shprehur angazhimin e Bashkisë për të përmirësuar infrastrukturën e shkollave të kryeqytetit.
Tafaj: Mësuesit po garantojnë sukseisn e reformës arsimore
Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj në mesazhin e tij ka përcjellë urimet më të sinqerta për mësuesit, me kontributin e të cilëve arsimi ynë po i afrohet përditë e më shumë standardeve evropiane, duke garantuar suksesin e reformës arsimore të qeverisë.
Mesazhi i Ministrit të Arsimit në Ditën e Mësuesit
Të nderuar mësues dhe pedagogë,
7 Marsi, dita e nderimit të mësuesit, më jep kenaqësinë t’Ju përcjell me shumë respekt dhe mirënjohje urimet më të sinqerta për Ju, familjet tuaja dhe nxënësit e studentët që mësoni.
Me punën, pasionin e dashurinë për profesionin, për dijet, për nxënësit dhe studentët, Ju i keni dhënë një vizion të ri traditës së shkëlqyer të arsimit kombetar. Me vullnetin dhe këmbënguljen që Ju karakterizon për të realizuar misionin tuaj fisnik, çdo orë e ditë pas dite, Ju po provoni se me mençuri keni garantuar suksesin e reformës arsimore të qeverisë Berisha.
Bashkërisht,me kontributin Tuaj të vyer, ne po e afrojmë, çdo vit e me shumë arsimin tonë me standardet më të mira të arsimit europian. Ju meritoni një përshëndetje të veçantë për të gjitha arritjet e këtyre viteve në fushën e arsimit.
Rruga e reformimit të sistemit tonë arsimor është e gjatë dhe e vështirë. Ne kemi provuar se kemi ditur t’ia dalim dhe po ia dalim me sukses.
Ju jeni siguria e procesit të pandalshëm të modernizimit të arsimit dhe të rritjes cilësore të tij-përfundon mesazhi i ministrit Tafaj.
7 Marsi është njohur si Dita e mësuesit, pasi më 7 Mars të viti 1887 u hap në Korçë Mësonjëtorja e parë Shqipe, ku mësues dhe drejtor i parë i sja ishte Pandeli Sotiri.