Elbasan, arrestohen 2 shtetas në kërkim për plagosje
ELBASAN- Policia e Elbasanit arrestoi sot dy shtetas, që akuzohen për veprat penale "plagosje" dhe 'armëmbajtje pa leje".
Burime të Policisë lokale bënë të ditur se sot u arrestua shtetasi Armand Maliqi, 32 vjeç, me banim në Cerrik, person i shpallur në kërkim, pasi dy ditë më parë, gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me thikë shtetasin V.Tafa, 21 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup.
Po kështu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, bënë të mundur sot edhe arrestimin e shtetasit Luan Çuli, 26 vjeç, banues në lagjen "Kala" të qytetit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan ka dhënë ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg" për veprat penale "Plagosje dhe armëmbajtje pa leje".
(d.b/BalkanWeb)