E Diel, 1 Nëntor 2026

Njevjetori i 21 janarit hetimi vazhdon bashke me akuzat qeveri-opozite

Nje vit pas perleshjeve te dhunshme te 21 janarit ku humben jeten 4 protestues dhe u plagosen dhjetera civile dhe ushtarake qeveria dhe opozita ende vazhdojne te shkembejne akuza mbi pergjegjesite ndersa prokuroria ende nuk i ka mbyllur hetimet. Kryeministri Sali Berisha akuzoi ne mediat vendore Presidentin Bamir Topi dhe Prokuroren e Pergjithshme Ina Rama se ata ne bashkepunim me kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama u perpoqen nje vit me pare te rrezonin me dhune nje qeveri te zgjedhur ne rruge demokratike.

Kryeministri Berisha deklaroi ne televizionin Vizion Plus se ai kishte informacion te besueshem se keta tre zyrtare dhe politikane te larte bashkepunuan ngushte per te permbysur qeverine e tij permes dhunes se organizuar qe rrethoi per disa ore seline e qeverise.

Zoti Berisha tha kish shprehur keqardhjen dhe ngushellimet e tij per 4 personat qe humben jeten ne kete tubim te dhunshem dhe se mbetej i hapur per cdo hetim edhe pse e dinte se drejtuesja e hetimeve ishte e njeanshme dhe e perfshire ne ato veprime kunder qeverise. Ai tha se edhe pas nje viti prokuroria ende nuk ka akuzuar asnje organizator politikan te tubimit te dhunshem nderkohe qe synoi te arrestonte gjithe komanden e Gardes Kombetare qysh mbremjen e 21 janarit. Zoti Berisha tha se forcat e rendit dhe gardistet kryen detyren por theksoi se nuk ka patur asnje urdher nga asnje zyrtar per te hapur zjarr ndaj protestuesve qe sulmuan me zjarr gure dhe arme policine dhe ushtaraket.

Partia Socialiste e opozites pritet te zhvilloje sot ceremoni perkujtimore ne nderim te personave qe humben jeten ne 21 janar. Organizatoret besojne se prania e qytetareve nga Tirana dhe qytete te tjera do te nxiti zbardhjen e kesaj ngjarjeje nga prokuroria vendosjen e drejtesise. Opozita ka kerkuar qe drejtesia te thote sa me pare fjalen e saj per kete ngjarje nderkohe qe hetuesve sapo u kane ardhur te dhenat e fundit nga laboratoret e FBI ne Uashington qe lidhen me prova ligjore e balistike.

Perfaqesues te diplomacise amerikane konfirmuan se tashme eshte plotesuar pjesa me e madhe e kerkesave te hetuesve shqiptare per asistence teknike nga ana e eksperteve amerikane. Ata pohuan se ky eshte nje hetim shqiptar dhe se mbeshtetja amerikane ka te beje me aspekte shkencore dhe ndihme teknike per nje hetim te plote te pavarur dhe gjithperfershires nga prokuroria shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›