Elbasan, arrestohen zyrtarët endërrmarjes së Celikut,një në kërkim
ELBASAN - Dy zyrtarë kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi abuzuan me postet publike, ku ata ishin vendosur në ndërmarrjen e celikut në Elbasan.
Sipas policisë këta tre persona prej 8 muajsh shisnin kundrejt parave në dorë mallin e kësaj ndërmarrjeje.
Në kuadër të operacionit të koduar “Traversa” sektori i krimit ekonomiko-financiar janë arrestuar Tosi Muda 30 vjec me funksion magazinier dhe shoferi i kompanisë Albert Pepa 46 vjec, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv.
Policia ka shpallur në kërkim edhe drejtorin e ndërmarrjes së celikut në Elbasan, emri të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.
(ad.ti/shqiptarja.com)