E Diel, 1 Nëntor 2026

Origjinaliteti i turizmit shqiptar terheq vemendjen e italianeve

Origjinaliteti i turizmit shqiptar terheq vemendjen e italianeve

Shqiperia ka vazhduar te shenoje pike ne arenen nderkombetare fale bukurive te saj turistike. Vendi yne ka marre pjese se fundi ne Panairin Nderkombetar te Turizmit, “BIT 2013”, (Borsa Internazionale del Turismo) qe u zhvillua ne Milano te Italise. Ne kete panair shume te rendesishem, moren pjese rreth 2 mije ekspozues nga 120 vende te botes. Republika e Shqiperise, u prezantua nga Agjencia Kombetare e Turizmit. Ne kete panair Shqiperia u paraqit me nje stende te re, me nje koncept krejt bashkekohor, duke vendosur ne pamjen ballore tre ekrane te permasave te medha, ku u pasqyruan gjate kater diteve pamje filmike te zonave te ndryshme turistike nga i gjithe vendi yne, turizmi i diellit dhe reres, turizmi malor dhe vlerat e jashtezakonshme te trashegimise kulturore dhe historike te Shqiperise. Stenda e Shqiperise, u ofroi mundesi edhe disa operatoreve turistike shqiptare te vendosin kontakte dhe te lidhin kontrata pune me operatore te shumte turistike nga te gjithe vendet pjesemarrese. Ne kete panair Agjencia Kombetare e Turizmit i kushtoi nje rendesi te vecante prezantimit te elementeve me origjinale te vendit tone. Edhe me ane te materialve promocionale, perfaqesuesit e AKT-se, prezantuan autenticitetin qe karakterizon zonat malore dhe bregdetare, natyren e virgjer shqiptare. Por, pa lene menjane ekspozimin e trashegimise sone kulturore dhe historike, provomimit te se ciles iu kushtua nje vemendje e vecante, jo veten me ane te pamjeve filmike, por edhe me ane te posterave te vendosur ne stende. Tradita mikpritese dhe ushqimi bio, zonat arkeologjike, plazhet e virgjer, por edhe diversifikimi i ofertes turistike, qe ofron malesite e Shqiperise nepermjet formave te ndryshme, sic jane agro-turizmi, eko-turizmi, turizmi kulturor, ai malor ishin nder me terheqeset per turistet e huaj. Ne kete kontekst, Drejtoresha e Pergjithshme e Agjencise Kombetare te Turizmit, znj. Brikena Arapaj, e cilesoi kete nje prezantim te domosdoshem dhe mjaft te vlefshem per turizmin shqiptar kudo, por kryesisht ne Itali. “Prezantimi ketu ka nje rendesi te vecante, por edhe nje lloj “veshtiresie”, pasi ne jemi vende fqinj dhe te njejte pothuajse, ne ate se cfare ofrojme. Por, ndryshimi qendron tek fakti se jane vete italianet, te cilet e pranojne se po punojne per t’u rikthyer ne origjinalitet. Nderkohe ne ofrojme ate qe fqinjeve tane u pelqen, ofrojme origjinalitetin. Ketu permendim plazhet e virgjer, zonat malore, ku pervec pjeseve te paeksploruara nga turistet me pare, gjen edhe ushqimin e pazevendesueshem Bio”, eshte shprehur Arapaj. Pjesmarrja e Shqiperise, prej disa vitesh tashme ne Bursen Nderkombetare te Milanos, nje prej panaireve me prestigjoze ne biznesin e turizmit ne mbare boten, terhoqi edhe interesin e mediave te huaja, dhe kryesisht atyre vendase, televizione, radio, gazeta e revista kushtuar turizmit. Drejtoresha e AKT-se, znj. Brikena Arapaj, e cila ju pergjigj pyetjeve te shumellojshme mbi Shqiperine, vecon se pyetja e perbashket e te gjithe gazetareve ishte mbi ate qe ofron ndryshe vendi yne per turistet italiane. “Ne fakt kishte interesa te ndryshme. Nje gazetar i Radio Rai-i kerkoi te mesonte me shume mbi oferten shqiptare ne sherbimin e hotelerise, ne kulinari etj. Donte te mesonte gjithashtu, sesa eshte rritur numri i turisteve italiane, qe vizitojne Shqiperine. Dhe duke u nisur nga fakti, qe vetem gjate vitit te kaluar Shqiperine e kane vizituar rreth 117 mije shtetas italiane, prezantimi i Shqiperise turistike ne Bursen Nderkombetare te Turizmit ne Milano merr nje rendesi te vecante. Imazhi i Shqiperise ka ndryshuar dhe gazetaret ishin te interesuar qe kete t’ua paraqesin publikut te tyre”, eshte shprehur Arapaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›