E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan arrestohet shitesi i droges

Në kuadër të operacionit të koduar “Dyshja” policia e Elbasanit ka arrestuar një person, i cili akuzohet për tregti të lëndëve narkotike, si dhe eshte shpallur në kërkim një tjeter.

Burime nga policia lokale thanë se i ndaluari është 23-vjeçari Selim Alla, banues ne fshatin Zgosh te Librazhdit, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

Sipas policisë thuhet se kapja e Selim Allës u bë tek sheshi “Gensher” ne Elbasan dhe ne momentun e arrstimit iu gjetën 3 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Lidhur me të ndaluarin u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›