E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti PS do ti drejtoje PD-se ftese per bisedime

Pas dështimeve të tre raundeve të para për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, kryesocialisti, Edi Rama ka mbledhur kryesinë e partisë, ku u diskutua qëndrimi që forca me e madhe në opozitë do të mbajë për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.

Anetari i Kryesise Bashkim Fino tha per mediat se ne mbledhje nuk eshte diskutuar per emra konkrete, nderkohe qe kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci do te ftoje per te rinisur bisedimet homologun e tij ne PD, Astrit Patozi.

Ndërkaq edhe mazhoranca qeverisëse pritet të zhvillojë takime gjatë ditës së sotme. Pas tërheqjes së Xhezair Zaganjorit nga gara presidenciale, PD-ja bashkë me aleatët e saj, LSI-në, PDIU-në dhe PR-së do të rimblidhen sërish Zgjedhja e presidentitMeta: Keqardhje për Zaganjorin PD: Konsultime me aleatëtNano: Tani është momenti im për të gjetur një emër të ri për raundin e katër të votimit. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, paralajmëroi se te shtunen dhe te dielen do të ketë takime të partive të koalicionit me qëllim që Presidenti të zgjidhet në raundin e katërt në Parlament.

Rama: U hap rruga për konsensus

Kryetari i PS, Edi Rama në deklaratë për shtyp të mbajtur pasditen e së premtes lidhur me çështjen e presidentit, ka vlerësuar me nota negative djegien e raundit të tretë, ndërsa nga ana tjetër ka shprehur gatishmërinë e opozitës për konsensus pas tërheqjes së Xhezair Zaganjorit. 

“Seanca e paradites së sotme, e shoqëruar me retorika të papërshtatshme, dhe djegia e raundit të tretë nuk ishin një ogur i mirë për raundin e katërt”, ka deklaruar Rama, duke shtuar:

“Tërheqja e kandidatit jokonsensual hap rrugën e konsensusit dhe i jep opozitës mundësinë për të konfirmuar qëndrimin e saj”. 

Lideri i opozitës është shprehur i gatshëm të të japë konsensusin për një kandidaturë, që sipas tij
duhet identifikuar përmes një dialogu gjithëpërfshirës.

“Nëse çdo palë ka të njëjtin vullnet, atëherë janë të gjitha mundësitë që kështu të ndodhë dhe zgjedhja e presidentit me konsensus të kthehet në një shprehje e aftësisë së Shqipërisë për të ecur drejt statusit të kandidatit”, ka theksuar Rama.

Lideri i opozitës ka siguruar atë të mazhorancës se, opozita në këtë proces ka vetëm një interes, prioritetin e Shqipërisë më 11 tetor në Bruksel.

“Kemi vetëm një qëllim, një kandidaturë që të marrë konsensus sa më të gjerë në Kuvendin e shqipërisë, pa lejuar që Shqipëria të ndodhet mes të panjohurave, në rast mbetjeje në provimin e vjeshtës, për herë të tretë brenda vitit”, ka thënë Rama. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›