Elbasan, babai vret djalin dhe italianen: Nuk doja nuse të huaj
Të tjera rreth shkrimit FOTO- Krimi mbrëmjen e djeshme
ELBASAN - Burime nga policia e Elbasanit zbardhin motivin e krimit të dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në familjen e Engjo Llucajt. Sipas policisë sherri dhe konfliktet familjare, mes 65 vjeçarit dhe të birit, kanë pasur motiv nusen italiane, të cilën 27 vjeçari e kishte sjellë në shtëpi.
Konfliktet u përshkallëzuan mbrëmjen e djeshme (30 janar) derisa në një moment 65 vjeçari ka marrë armën tip kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të djalit të tij, Sokolit dhe nuses nënshtetësi italiane Gulia Baldassarre, 24 vjeçe. Krimi ndodhi në katin e katërt të një pallati në lagjen “ Sul Paprri”, shumë pranë qendrës së Elbasanit.
Gjatë deponimit në polici fqinjët e familjes Llucaj, 24 vjeçarja ishte 4-5 muajshe shtatzënë. E ëma e viktimës ndodhet në spitalin e Elbasanit në gjëndje kome, ndërkohë që policia pritet të dalë në një konferencë për shtyp në orët e mëvonshme
RREFIMI NE POLICI: NUK DOJA NUSE TE HUAJ NE SHTEPI
“E vrava pasi nuk doja nuse të huaj në shtëpi. Jam penduar se kisha vetëm një dritë syri, ashtu sikundër jam penduar edhe për vajzën e huaj që e vrava, por tashmë nuk di çfarë të them më shumë". Deponoi në polici 65 vjeçari. Autori dorëzoi qetësisht armën në duart e policisë me qëllim që këta të fundit ta prangosnin.
VRASJA
Ngjarja ndodhi rreth orës 19.40 të mbrëmjes në lagjen “ Sul Paprri”, shumë pranë qendrës së qytetit, mendohet, pas një debati të fortë në banesë mes djalit dhe babait të tij. Burime nga policia në vendngjarje bëjnë me dije se rreth 17:00 të së mërkurës (30 janar) 3 orë para krimit, në banesën e familjes Llucaj ka nisur një debat i madh dhe fqinjët lajmëruan policinë. Me të mbërritur forcat blu kanë shoqëruar babë e bir në Komisariat.
Pasi kanë marrë deklaratat e të dyve dhe pasi kanë parë që mes babë e bir situata është qetësuar i ka lënë ato të lirë. Sapo kanë mbërritur në banesë, sërish babë e bir kanë nisur sherrin.
Ka qenë nëna e djalit ajo që ka dalë në sallonin e shtëpisë shumë pranë derës së jashtme dhe ka marrë policinë duke i thënë që të vijnë sërish pasi gjendja është acaruar. Në këtë moment kryefamiljari ka marrë armën tip kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të djalit të tij dhe vajzës me nënshtetësi italiane duke i vrarë të dy. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar tre gëzhoja të tipit kallashnikov.
Lajmi u publikua fillimisht në orën 20:12 dhe u përditësua në orën 22:55, te 30 janarit. Perditesimi i fundit 07: 20 te 31 janarit
Redaksia online
(eç/sg/shqiptarja.com)