Kastrati: Mitrovica nuk ka ndarje
30-01-2013 / Gazeta 55
Kryetari i Komunës: 2013-ta kthesë historike për Kosovën
“Mitrovica nuk do të ketë ndarje. Ne po depërtojmë me autoritetin tonë gradualisht edhe në veri”. Kryetari i komunës se Mitrovicës Avni Kastrati thotë se viti 2013 është kthesa historike për Kosovën e në veçanti për Mitrovicën.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës ishte në krye të një delegacioni të kësaj komune në një vizite zyrtare në Kukës, për të nisur procedurat e binjakëzimit me Bashkinë e Kukësit.