E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan babai vret djalin dhe nusen

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së mërkurës qytetin e Elbasanit, me babain që vrau djalin e tij dhe nusen në banesën e tyre në qendër të qytetit, vetëm disa dhjetëra metra nga posta.

Ëngjëll Llucaj, pas një grindje familjare, qëlloi me automatik për vdekje të birin 27-vjeçar, Sokol Llucaj dhe bashkëshorten e tij, shtetasen italiane Xhulia Poltofieri, 24 vjeç.

Forcat e policisë arrestuan disa minuta pas krimit babain vrasës, ndërsa mundën vetëm të regjistronin vdekjen e dy të rinjve në vendngjarje, pas plagëve fatale të disa plumbave në trup.

Burime pranë familjes thanë se i biri ushtronte dhunë fizike dhe verbale ndaj babait, i cili duket se kreu krimin në një moment gjaknxehtësie. Vrasje
Itali, vdes baristi shqiptar
Durrës, ekzekutohet kambisti
Itali, vritet shqiptarja me 4 plumba

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›