Elbasan, babai vret me armë të birin dhe nusen italiane
ELBASAN - Një krim i dyfishtë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit. Sipas të dhënave mësohet se babai 65-vjeçar ka vrarë me automatik djalin dhe nusen e djalit, pas një konflikti.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Elbasanit Engjo Llucaj, 65 vjeç ka vrarë me automatik djalin e tij Sokol Llucaj 27 vjeç dhe nusen e tij shtetasen italiane Xhulia Poltafieri 24 vjeçe, pas një konflikti familjar.
Ndërkohë që mësohet se nëna e 27-vjeçarit ishte në shtëpi në momentin e krimit dhe ka pësuar parainfarkt dhe ndodhet në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në katin e katërt të një pallati të ri, në një lagje në qendër të qytetit, e njohur si rruga e re e trenit. Sipas korrespondentit të A1Report! Në Elbasan, Andi Qosja autori ka njoftuar policinë para se të kryente krimin, duke thënë që kishte sherr në familje.
Pas njoftimit policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe më pas ka bërë të mundur arrestimin e autorit Engjo Llucaj, 65 vjeç.
Mësohet se çifti i ri kishte rreth një viti që jetonin bashkë dhe kishte pak ditë që kishte mbërritur nga Italia. Sipas fqinjëve familja kishte konflikte të vazhdueshme dhe shprehen se shpesh i biri ushtronte dhunë mbi të atin.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, një ambulancë, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivet që çuan babain 65-vjeçar të kryente krimin në familje.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)