E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, ndërron jetë një 45-vjeçar U vetëdogj dje, mister shkaqet

VLORE – Ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës Fatmir Hysi, 47-vjeçari, i cili një ditë më parë u lidh e më pas u vetëdogj me benzinë.

Lajmi i vetëdjegies së tij nuk ishte mësuar më parë, derisa sot u njoftua ndarja nga jeta e Fatmirit. Sipas hetimeve paraprake të policisë, 47-vjeçari vuante nga depresioni.

Fatmir Hysi u paraqit ditën e djeshme në spital me djegie të rënda, thuajse në 90 % të trupit.

Policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, e cila deri tani paraqitet mjaft e mistershme.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›