E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, bie në greminë autobusi, nuk ka viktima

30 persona kane mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në linjën e autobusave Tiranë-Elbasan. Aksidenti i shënuar vetëm pak minuta më parë ka ndodhur në zonën e njohur si qershitë në Qafë-Kërrabë, ku autobusi me targa LB 3156 me 35 pasagjerë, të deleguar të Aleancës Kuq e Zi ka dalë nga rruga, duke përfunduar në greminë në një lartësi prej 30 m si rezultat i parakalimit të një automjeti tip Foristrade me targa të Tiranës. Menjëherë pas njoftimit një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë është nisur drejt vendit të ngjarjes për t`iu ardhur në ndihmë të aksidentuarve, ndërsa Spitali Ushtarak po ashtu është në gadishmëri të lartë për të pritur të plagosurit.

Aksi rrugor është bllokuar nga forcat e policisë, ndersa zjarrëfikëset si dhe forca të policisë e shëndetësisë së Elbasanit kane mberritur ne vendngjarje, ku kanë asistuar në dhënien e ndihmës së parë ndaj personave të përfshirë në aksident. Fatmirësisht është evidentuar një tragjedi e mundshme, ku raportohet se në radhët e pasagjerëve ka vetëm të plagosur, pra nuk kemi humbje jetë njerëzore. Një nga të lënduarit, i cili ishte në gjendje më të rëndë është nisur direkt drejt Spitalit Ushtarak për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa të plagosurit e tjerë në gjendje më të lehtë janë drejtuar drejt spitalit të Elbasanit. Ajo cfarë vlen të theksohet është se kjo linjë është e ndaluar për udhëtimin e mjeteve të rënda, konkretisht për autobusët, por duket se ka qenë një vendim i vetë organizatorëve për të realizuar lëvizjen në këtë këtë rrugë.
 

I mbërritur në vendngjarje, deputeti socialist për rrethin e Librazhdit,Taulant Balla, konfirmon për Ora News se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
 

“Jemi me fat se të plagosurit kanë dëmtime të lehta, jemi me fat po të kemi parasysh vendin ku ka rënë autobusi. Po merremi me të plagosurit që kanë dëmtime të lehta, për të vazhduar më pas dhe me transportimin e personave të tjera në shtëpitë e tyre të cilët nuk kanë lëndime. Gjatë sezonit të dimrit nuk është bërë transporti i autobusëve nga Qafa e Kërrabës, në shumicën e rasteve ka kontroll të policisë rrugore për këtë cështje, por si duket nuk ka qenë prezent në këtë rast” tha ai.
 

Po ashtu edhe Ministri i Petrit Vasili u shpreh se situata është nën kontroll.
 

“Është e rëndësishme se nuk ka viktima. Janë 9 të plagosur, 1 në gjendje më të rëndë, ndërsa tetë në gjendje më të lehtë. Të gjithë të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore. Situata është në kontroll, të gjithë të plagosurit janë zhvendosur nga autobusi” u shpreh Vasili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›