E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartela e studentit, projekti i MASH kundër abuzimeve

Asnjë student nuk mund të vazhdoj studimet e larta në të njëjtën kohë në një Universitet publik dhe në një Universitet privat. Në anën tjetër, asnjë student nuk mund të ketë aludime mbi gabimet e të dhënave të tij apo të notave të marra.
 

Kjo sepse në cdo Universitet student është regjisturar ka kartelën e tij online. Konuslenti i Bankës Botërore në Ministrin e Arsimit, Ermal Elezit, thotë se ky projekt shmang një sërë abuzimesh dhe në anën tjetër ndihmon studentët të jenë të identifikuar në këtë rrjet.
 

Kodi i student është 12 shifror. Ai përmban të dhënat personale, emër, mbiemër, Universitetin, Fakultetin dhe programin e studimit.
Të dhënat e para të hedhura në rrjet janë për studentët e 2011/2012, ndërsa ekspertët po punojnë që brenda këtij vitit të përundojnë hedhjen e të dhënave edhe për studentët që janë regjistruar me herët në Universitet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›