E Diel, 1 Nëntor 2026

Rames: Voto tre ligjet per statusin kandidat Rozeta Rapushi

Personalitete te shumte ne vend, artise, doktore shkencash, etj, i kerkojne nepermjet nje peticioni kreut socialist, Edi Rama, qe te lejoje deputetet socialiste te votojne per tre ligjet, qe mundesojne marrjen nga Shqiperia te statusit te vendit kandidat, ne Bashkimin Evropian. Nen titullin, “Z. Rama, hiqe priten, lejo deputetet te votojne 3 ligjet”, peticion i dorezuar per dijeni edhe Kuvendit, personalitetet bejne apel per votimin e tre nismave, qe prej kater muajsh mbajne peng integrimin e vendit. “Liria jone s’ka cmim. Dinjiteti yne duhet te jete i pacenueshem. Nuk mundet me te shihemi nga te tjeret, si qytetare te dores se fundit. Kjo eshte fyese per femijet tane. Kete, ne nuk e falim. Ata nuk mund te rriten me me modelin fytyreshtrember te se kaluares. Mjaft me! Z. Rama, hiqe priten! Z. Rama lejo deputetet te votojne 3 ligjet”, - ben apel peticioni, qe mban firmen e emrave te njohur, si Drejtori i Institutit te Studimeve te krimeve dhe pasojave te komunizmit, shkrimtari Agron Tufa, pianistja Nora Cashku, piktori Arben Morina, apo ish i burgosuri politik Gezim Peshkepia dhe baletmaestri, LLaqi Nako. Sipas firmetareve te peticionit, ne ato fillime te viteve ’90, nese ndonje, do guxonte qe te shihte edhe ne enderr se mbas njezet vitesh, dikush ne Shqiperi, jo vetem qe nuk do donte te benim hapa drejt Evropes, por edhe do guxonte te vinte prite e te bllokonte rrugen drejt shtepise sone, kur vete Evropa na rekomandon statusin, ai sigurisht qe do perbuzej nga te gjithe, do konsiderohej si i semure pesimizmi, nostalgjik i izolimit e do shpallej armik i popullit te vet. “Por ja qe fatkeqesisht, endrra te tilla te mbrapshta, na u bekan realitet. Bashkimi me Evropen, te qenit normal si te tjeret, me shume se nje projekt politik, paska qene nje projekt shpirteror i popullit shqiptar, i cili na rezulton nje humbes i madh. Kemi humbur nderin ne nje beteje te pakryer me veten tone, jo per fajin tone”, - vijon peticioni. Ata bejne thirrje se nuk duan, qe Shqiperia te jete nje popull humbes, e t’u vihen serish prita. “Ne duam te fitojme mbi veten tone, mbi te gjitha mbrapshtite, mbi te gjithe guret nder rrota, mbi te gjitha pabesite dhe bllokimet. Ne duam qe t’i kemi kryet lart ne historine e re, duke mbetur te perkulur ne respektin mbi aspiratat evropiane te te pareve tane. Ai qe kerkon te na rreshtoje nga prapambetja, nga kulturat e pafrytshme dhe te padobishme, nga “as kendej e as andej”, ai qe do te beje lojen e vjeter e te felliqte, aroma e se ciles na i ka qelbur livadhet e shpreses, jo rralle here gjate historise sone, ka per te fituar ndeshkimin e Zotit dhe te shpirtrave libertine shqiptare”, - shprehen firmetaret.

Lista e personaliteteve, qe firmosen peticionin

Prof. Dr. Pal Xhumari

Prof. Arvin Dibra

Dr. Shkencave Mirela Xhafa

Prof. Xheladin Dracini

Dr. Shkencave, Sajmir Heba

Prof.Dr. Silvana Bali

Prof. Dr. Hasan Hafizi

Lusianda Shkembi, Mjeke

Dhimitraq Argjiri, Mjek

Natasha Themeli, Mjeke

Olta Gixhari, Aktore

Llaqi Nako, Baletmaester

Prof.Dr. Nora Cashku, Pianiste

Arben Morina, Piktor

Kristi Bello, Kompozitor

Agron Tufa Shkrimtar, Drejtori i Institutit te Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit

Prof.Dr. Muharrem Dezhgiu

Visar Zhiti, Shkrimtar

Prof. Salvator Bushati, Akademik

Niko Xhacka, Mjeshter i madh i Sportit

Bujar Llapaj, Dirigjent

Gezim Peshkepia, ish i burgosur politik

David Tukiqi, Kompozitor

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›