Elbasan burri vret gruan me thike arrestohet

Një grua ka mbetur e vrarë me mjete të forta nga bashkëshorti i saj në
qytetin e Elbasanit. Krimi i rëndë brenda familjes është regjistruar në
orët e para të ditës së sotme, në lagjen ‘Emin Matraxhiu’ të qytetit.
Sipas informacioneve që vijnë nga policia e Elbasanit, 43-vjeçarja V.Hasani, nënë e dy fëmijëve, është qëlluar disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit nga bashkëshorti i saj dhe ka humbur jetën rrugës për në spital për shkak të hemorragjisë së shkaktuar nga plagët. Bashkëshorti vrasës është arrestuar pak minuta pas ngjarjes nga policia, e cila është sinjalizuar për krimin nga fqinjët e çiftit.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e krimit të rëndë brenda familjes, ndërkohë që mësohet se prej kohësh dy bashkëshortët kishin mosmarrëveshje mes tyre dhe se mbi 43-vjeçaren ushtrohej sistematikisht dhunë fizike nga bashkëshorti i saj.