E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, dëmtohet kisha 600-vjeçare e Valëshit

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/Dëmtohet kisha e Valëshit ELBASAN - Kisha e Valëshit në zonën e Shpatit, të komunës Gjinar, ndër më të vjetrat në qarkun e Elbasanit është dëmtuar nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja, edhe pse ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve për shkak të largësisë është bërë prezente në media vetëm një ditë më parë.

Gjatë natës së 31 dhjetorit persona të panjohur kanë hyrë në derën pa kyç duke shkatërruar një sërë afreskesh murale në mjediset e brendshme të kësaj kishe. Sikur të mos mjaftonte kjo keqbërësit nuk kanë kursyer ikonat qindra vjeçare duke i thyer ato pothujase të gjitha.

Dëmtimet nuk përjashtojnë edhe vjedhjet e ikonave me vlerë për t’i shitur në mënyrë ilegale jashtë vendit Kisha në fjalë është ndërtuar rreth viteve 1500.

Kisha në fjalë është monument kulture por prej vitesh ka mbetur jashtë projekteve restauruese të Ministrisë së Kulturës dhe Monumenteve të Kulturës.

Veprimet e keqbërësve janë favorizuar edhe nga mungesa e rojes apo kujdestarit të kishës, pasi pushteti vendor e ka të pamundur një pagesë të tillë. Policia ka kqyrur rrethanat e ngjarjes por ende nuk ka dalë me një konkluzion, qoftë edhe të përafërt se kush mund të jenë autorët e kësaj vepre penale.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›