E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, shkatërrohet afresku i Onufrit në kishën e Shën e Premtes

Të tjera rreth shkrimit Dëmtohet kisha 600-vjeçare e Valëshit Lexoni lajmin e plotë në gazetën SHQIPTARJA.com (PDF) 8 janar, 2013 ELBASAN - Në këto ditë të ndërrimit të viteve është vjedhur dhe dëmtuar rëndë dy herë afresku i pikturuar nga Onufri në kishën e Shën e Premtes pranë fshatit Vlash të Elbasanit. Kjo kishë e vogël dhe thjeshtë në pamje, një nefëshe, me hajat nga perëndimi, por me unike përsa i përket vlerës së afreskut, e pikturuar nga dora e Onufrit në vitin 1554, ka qenë gjithmonë një ekzemplar studimesh, analizash kimike, kërkimesh dhe temash të ndryshme diskutimesh shkencore në fushën e trashëgimisë kulturore. Janë të shumta referencat dhe botimet ku preken vlerat dhe teknikat e përdorura nga Onufri në këtë kishë.

Por këto nuk vlejnë asgjë për dëmtuesit dhe grabitësit e këtyre ditëve, të cilët të qetë dhe të pashqetësuar as nga organet e rendit vazhdojnë "detyrën" e tyre të dëmtimit të një prej kryeveprave të trashëgimisë tonë kulturore.

Ndërhyrja e parë ka ndodhur në datën 30 dhjetor dhe është konstatuar vonë nga banorët e fshatit, të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë, drejtorinë rajonale të monumenteve të kulturës dhe Kishën Ortodokse Autoqefale. Dëmtimet dhe grabitjet e konstatuara ishin tepër të rënda. Keqbërësit duke mos qenë profesionistë të çmontimeve të afreskeve kanë dëmtuar afreskun me mjete primitive duke tentuar ta shkëpusin atë nga muri.

(Në foto: majtas pamja e shenjtorit para vjedhjes, djathtas pamja e shenjtorit pas vjedhjes)

Lexoni lajmin e plotë në gazetën SHQIPTARJA.com (PDF) 8 janar, 2013

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›