Elbasan dhjetera fshatra ne erresire prej 16 ditesh
Me qindra familje në Shushicë, por edhe në komuna të tjera të Elbasanit prej 16 ditësh janë pa energji elektrike, por nga kompania CEZ nuk jepet asnjë shpjegim.
Në mjaft fshatra ka pasur djegie të transformatorëve, këputje të përcjellësave, shembje të shtyllave etj, probleme që janë përgjegjësi direkte e kompanive që merren me furnizimin me energji. Rasti tipik mbetet ai i komunës Shushicë, ku si pasojë e djegies së transformatorit, banorët e disa fshatrave kanë mbetur pa energji.
Edhe në komuna të nënprefekturës Librazhd, Gramsh e Peqin hasen probleme të kësaj natyre dhe për pasojë dhjetëra fshatra janë të zhytur në errësirë.