E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi i pergjigjet pozitivisht kerkeses se bashkise

Bizneset në tregun e Qytetit të Nxënësve punojnë pa energji elektrike prej disa ditësh. Megjithatë ata i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së bashkisë për të mbajtur të pandryshuara cmimet e artikujve të shportës. Një tjetër detyrë e Agjencisë për mbrojtjen e konsumatorëve është edhe orientimi i tregtarëve për mos furnizim dhe shitje të fishkezjarreve gjatë ditëve festive.

“Nuk ka asnjë rritje e cila karakterizohet nga skema e abuzivizmit, ndaj dhe për këtë, ne si Bashki e Tiranës falenderojmë në radhë të parë biznesin i cili i është përgjigjur pozitivisht thirrjes tonë dhe nga ana tjetër falenderojmë dhe mediat që kësaj radhe me një ndjeshmëri si asnjëherë e kanë trajtuar në një frymë mjaft pozitive”- deklaroi Ibrahimi.

Edhe pse në kushte të vështira pune ku prej ditësh mungon energjia elektrike tregtarët e pikave me shumicë në tregun e qytetit të nxnësve i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së bashkisë për mbajtjen stabël të cmimeve.

Biznesi është treguar i kujdesshëm duke publikuar edhe listën e artikujve të shportës me cmimet përkatëse

Vete tregtarët thonë se këto ditë ka pasur një kërkesë më të lartë për produktet ushqimore, të paktën nga tregtarët e pakicës.

Pavarësisht cmimeve të arsyeshme, qytetarët nuk arrijnë t’i plotësojnë nevojat e tyre, shkak papunësia.

Përfaqësuesi i Agjencisë për mbrojtjen e konsumatorëve ka kujtuar për tregtarët se edhe gjatë këtij fundviti nuk do të shesin lëndë plasëse sic janë fishekzjarret.

‘I orientuam drejt blerjes së produkteve të cilat kanë vetëm një karakter, dekorativ dhe jo karakter plasës apo shpërthyes, të cilat janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe krijojnë situata të pakëndëshme për qytetarët e Tiranës” – u shpreh z. Ibrahimi.

Në raste abuzimesh të shitjeve të këtyre produkteve do të operohet sikurse edhe vitin e kaluar duke sekuestruar mallin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›