E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan dy te vrare ne nje dasme

Një ngjarje e rëndë tronditi sërish Elbasanin të dielën në mbrëmje. Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë më thikë, është bilanci i një grindjeje banale që ndodhi në një dasmë që po zhvillohej në një fshat të Elbasanit.

Ngjarja ndodhi në Jagodinë. Burime zyrtare të policisë thanë se Pëllumb Belegu, 56 vjeç nga Çerma e Lushnjes, gjeti vdekjen rrugës për në spital.

Më pas në kirurgjinë e Elbasanit humbi jetën pas ndërhyrjes edhe Mariglen Dushku, ndërsa vëllai i tij Edmondi është në gjëndje të rëndë. Burime konfidenciale bëjnë të ditur se autorët e ngjarjes dyshohet se jenë Edmond dhe Blerim Eshja, nga Jagodina.

Këta të fundit ishin të ftuar në dasmën e familjes Dushku. Sipas familjarëve, njëri prej vëllezërve të të plagosurve po martohej dhe autorët ishin miq të ngushtë të Edmond Dushkut.
Vrasje
Vrasje në qytetin e Vlorës
Vritet adoleshenti në Lezhë, katër në pranga
Sarandë, sherri verbal degradon në armë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›